Kiara flet për Butrintin pas daljes, ja çfarë thotë
Kiara Tito ka dhënë intervistën e parë për “Fan Club” pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo ka folur për eksperiencën brenda, marrëdhënien me Luizin e po ashtu është ngacmuar paksa edhe për të kaluarën.
Moderatorja Megi Pojani e ka pyetur nëse e ka parë postimin që e ka shpërndarë Butrint Imeri në lidhje me të, duke treguar mbështetjen e tij për hyrjen e Titos në këtë format.
Prezantuesja u shfaq e prerë duke shtuar se nuk do dëshironte fare që ta përmendte.“Nuk do të doja ta përmendja fare këtë temë. Për mua është një histori e mbyllur, 10 vite që është mbyllur. Nuk dua ta rikthej absolutisht”, tha ajo.
“Është rikthyer nga njerëz të tjerë siç rikthehen për çdo person që ka qendrën e vëmendjes. Nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Ka kaluar. Më bëhet qejfi që më ka mbështetur”, shtoi mes tjerash ajo.
Kiara ndërkohë nisi një lidhje brenda shtëpisë së BBVA me Luiz Ejllin, për të cilin e theksoi sërish se e do me shpirt.
E njëjta madje si momentin më të bukur në shtëpi e cilësoi dasmën që iu organizua brenda nga ‘Vëllai i Madh’.