KFOR: Vendimi për hapjen urës së Ibrit përmes dialogut dhe koordinimit -Ne mbajmë prani fikse aty

Çështja e urës së Ibrit vazhdon të jetë ndër më të diskutuarat në vendin tonë.
Derisa nga Qeveria e Kosovës vazhdimisht janë shprehur të gatshëm për të hapur urën dhe se ajo do të ndodhë së shpejti nga ndërkombëtarët është theksuar se hapja e kësaj ure për qarkullimin e automjeteve duhet të bëhet në kuadër të dialogut.

Zëdhënësi i KFOR-it, koloneli Salvatore Mascoli përmes një videomesazhi lidhur me planin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës tha se qëndrimi i tyre është i qartë se çdo vendim për këtë çështje duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët, derisa ka shtuar se ndërkohë KFOR-i do të mbajë praninë e përhershme në urë.

Deklarata e tij erdhi pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi dje se janë të gatshëm për hapjen e urës, por se po e presin QUINT-in dhe KFOR-in.

“Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, tha ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për aktivitetet trajnuese të cilat janë kryer së fundi nga KFOR-i nën urë.

Mascoli deklaroi se janë të vendos “Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR.ur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie.

Lexo edhe:  Mori epitetin baba, Andin Hoti e dërgon djalin në shtëpi (Foto)

Ndryshe kryeministri Albin Kurti ka qëndruar dje në veri të vendit, ku ndër të tjerash është parë duke lëvizur në urën e Ibrit./