KFOR me 30 dhjetor stervitet në Ujman, do të përdoren edhe anijet
KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ushtarë italianë që janë në kuadër të KFOR-it do të kryejnë trajnimet vjetore në Komunën e Zubin Potokut përkatësisht tek Diga e Ujmanit.
Ushtrimi do të mbahet më 30 dhjetor, dhe në këtë aktivitet të ushtrisë italiane do të përfshihen edhe anije italiane me qëllim që të plotësohen kërkesat e specifikuara të trajnimit të ushtarëve.
Në fund të njoftimit thuhet KFOR specifikon se janë mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende. që ka mbajtur një prani të qëndrueshme që nga viti 1999, në përputhje me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përkatësisht Rezolutën 1244.
“Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale-Lindje është të ruajnë në mënyrë të paanshme një siguri dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon”, përfundon njoftimi.