KFOR-i: Jemi vigjilent dhe të aftë për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë

Barrikadat në veri të vendit, saktësisht në vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje ende nuk janë larguar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që të hiqen këto bllokada.

Megjithatë, KFOR-i thonë se janë të përkushtuar dhe të aftë që në Kosovë të sigurohet një mjedis i sigurt.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të zbatuar mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thotë KFOR-i në një përgjigje për Indeksonline.

KFOR-i thotë se janë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in kanë shtuar patrullimet e zgjeruara në veri të Kosovës.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit që vodhën materiale në vlerë të rreth 20 mijë eurove në Ferizaj