KFOR-i dhe Policia e Kosovës gjejnë 10 detonatorë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë patrulluese, në bashkëpunim me trupat e KFOR-it, kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq.

Menjëherë pas raportimit, njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurave hetimore në lidhje me rastin, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për origjinën e detonatorëve apo rreziqet e mundshme.

Lexo edhe:  Dyshohet se e ngujoi dhe rrahu një vajzë, bie në pranga 36-vjeçari në Prishtinë