KFOR-i amerikan del në veri, patrullon kufirin e Kosovës me Serbinë

KFOR ka publikuar një video të ushtarëve amerikanë, duke patrulluar në kufirin e Kosovës me Serbinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, KFOR ka thënë se kjo është kontroll rutinë.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” – thuhet në postim.

Lexo edhe:  Temperaturave pranverore iu vjen fundi, javën e ardhshme pritet borë në Kosovë