Këtij marketi i mbesin 30 mijë euro nga 2 euro false, një bankë i kërkon 5% për konvertim

Shpërndarja në masë të madhe e monedhave 2 euro false, përveç qytetarëve edhe disa biznese janë duke u dëmtuar rëndë.

Nga kjo dukuri me bankënota falëse ka pësuar biznesi “Plus market”, të cilit iu kanë grumbulluar hiq më pak se 30 mijë euro false me monedhën 2 euro.

Pronari i këtij biznesi që njihet për bojkotimin e produkteve serbe, Sylejman Neziri tregon për KosovaPress se një bankë komerciale në vend i ka kërkuar këmbimin e këtyre parave false në vlerë prej 5 për qind.

Kjo dukuri me nga 2 euro false që është bërë shqetësuese edhe për qytetarët, disa biznese po i refuzojnë edhe ato origjinal.

“Kjo ka qenë një skandal i madh jo vetëm për biznesin tim, por për gjithë Kosovës, pse po e them këtë, në 6 muajt e fundit ne kemi vërejtur se qytetarët janë duke paguar shumë me 2 euro ……. Nuk ma ka marr mendja që ndodhin këto, sepse shteti këtë punë e ka, nuk i kam unë këto punë.  Kam të drejtë me ju thënë nuk i marr 2-shet (2 euro), nëse janë të mira nuk kam zgjedhje tjetër, por nëse janë të këqija nuk i marr. Unë i kam afër 30 mijë euro nga 2 euro në të dy marketet (Në Ferizaj dhe Fushë Kosovë). 30 mijë euro janë shumë për një kohë shumë të shkurtër, njerëzit kanë paguar vetëm me 2-she…. I kemi paraqit në Bankën Qendrore i kemi thirr, por nuk na është përgjigj askush, dhe na u kanë mbledh dhe na kanë mbetur kjo tash që na jemi duke u ballafaquar”, theksoi.

Ndërkaq, ai shtoi se shteti duhet t’i kompensoj bizneset me 50 për qind, derisa ka shtuar se është e turpshme që banka të i ndaloj 5 për qind.

Lexo edhe:  Personi që u vra dje në Pejë ishte dhëndri i familjes së të dyshuarit

“Tash këto pra duhet t’i marr shteti dhe t’i kompensojë bizneset 50 për qind. Sot e kam pasur një thirrje nga një menaxhere në bankë, më tha se ti marr parat, por 5 për qind do të ndalohen… Unë e di që unë i fitoj 5 mijë euro në ditë false, ndoshta edhe 6 mijë, ato unë kam me i lënë me një vend dhe me i dërguar para Qeverisë së Kosovës edhe më i thënë ‘ja çfarë qeveria jeni, çka keni bërë’… Banka Qendror e Kosovës na ka tradhtuar, që e ka marrë këtë vendim (udhëzues) është vendim i turpshëm për mua, sepse vendim është shumë i keq për me i ndal 5 për qind”, thotë Neziri.

Ai insiston se qeveria duhet të kompensoj parat e humbura të cilat kanë mbetur si monedha false. Përvec kësaj ai tregon mënyrën e identifikimit të parave false si biznese.

“Duhet me na kompensuar shteti, për këtë duhet të marr parasysh Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin…. 06:08 (Për të identifikuar parat false) Në të gjitha arkat unë i kam vendosur nga një magnet”, thekson ai.

Po ashtu edhe qytetarët shprehën të shqetësuar për këtë dukuri. Qytetari Sabri Rexha tregoi se në disa vende bizneset nuk ia refuzojnë 2 eurot. Ai po ashtu thotë se ka pranuar para false nga një market në vend.

Edhe Muharrem Kosumi qytetar tregon se i ndodh shpesh të ketë para false në duar dhe se për këtë çështje ai kërkoi se të merren masa nga Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas tij, nëse kjo situatë do të vazhdoj, Kosova mundet të bëhet një shtet që kontrabandohen monedha false.

Lexo edhe:  Rrëzohet helikopteri që e përdorte Putin për të udhëtuar

Kryetar i Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala për KosovaPress, u shpreh se është dike iu bërë e padrejtë qytetareve me falsifikimin e parave, dhe shtoi se mënyra më e mirë e zgjedhjes së çështjes së monedhës 2 euro-she është që të tërhiqet deri në një kohë të caktuar.

Ai thekson po ashtu se nuk është e drejtë që bizneset të refuzojnë monedhën 2 euro me njoftime në market.

Fehmi Mehmeti  themelues i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa u shpreh se qytetarët duhet të qëndrojnë larg (cash)-it, në mënyrë që të eliminohen parat false. Monedhat false ai tha se janë duke ndikuar edhe ne imazhin e biznesit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion ditë më parë, në të cilin janë identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, për këtë janë arrestuar 6 persona të dyshuar, që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike 2 euro të falsifikuara.