“Këtë sukses ia kushtoj vetes”, 34-vjeçarja që vdiq tragjikisht kishte biznes në Gjakovë, pak kohë më parë mori çmim në Itali

Hotel ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan në orët e para të ditës së sotme u shndërrua në skenë krimi. Njëra nga mysafiret që po qëndronte në këtë hotel, Artila Kameri, 34-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht, pasi e njëjta dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni në katin e dytë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit, raporton Gazeta Sinjali.

E ndjera ishte e njohur në qytetin e Gjakovës, pasi kishte biznesin e saj privat për shërbime estetike.

Pak më shumë se një muaj më parë, 34-vjeçarja kishte ndarë një pjesë të intervistës së saj në televizionin publik, ku ishte ftuar pasi kishte fituar vendin e katërt në kampionatin botëror të estetikës të mbajtur në Napoli të Italisë.

“Kete sukses ja kushtoj vetes. Mua, qe dite pas dite gjej kurajon per tu perballur me sfidat, mua qe gjthmone e kam gjetur forcen per te ecuar perpara. Mua, qe pavaresisht te gjthave, ja dal te jem gjithmone vetvetja”, shkruante e ndjera, Artila Kameri.

Në të njëjtin postim, ajo kishte njoftuar se ka krijuar partneritet me El Nails Company, ku ishte zyrtarizuar si distributore e këtyre produkteve për Kosovë.

Lexo edhe:  Ky është serbi që u vra nga mërgimtari kosovar në Gjermani