Këta janë tre të dyshuarit për rastin e rrahjes në Prishtinë, përfunduan në ndalim policor

Tre persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku të njëjtit janë përfshirë në përleshje pas një mosmarrëveshje.

Të dyshuarit që pësuan lëndime kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas kanë përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Flamur Lutolli, Kastriot Gashi dhe Arbenit Gashi, të tre të moshave të reja, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali mëson se të dyshuarit kanë pasur fillimisht një konflikt verbal, që eskaloi më pas dhe të rinjtë u rrahën mes vete.

Pasi Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ka arritur t’i kap të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, teksa veprimet tjera do të merren brenda afatit ligjor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman  mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.“

Lexo edhe:  “Nëse budallakia ish kanë sport, VV 3 vendet e para i kish nxanë”, ‘nervozohen’ qytetarët pas videos