Këta janë tre të dyshuarit për përleshjen e armatosur në Prizren, ndodhen ende në arrati

Mbrëmë u raportua për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prizren, ku disa persona kanë shtënë me armë të tipit AK-47, ndërsa për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se të dyshuarit janë

  • Gjergj Përlazeri
  • Rron Përlazeri
  • Rron Krasniqi
Gjergj Përlazeri

Të njëjtat burime njoftojnë se Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo nuk janë gjetur as armët që dyshohet se u përdorën në rast dhe as të dyshuarit nuk u hasën aty.

Ndryshe, Rron Përlazeri është djali i Bërnard Përlazerit nga Prizreni, i cili është emër i njohur për organet e rendit në vend për shkak të të kaluarës së tij kriminale me plot vepra penale.

Bërnardi është i dënuar me 22 vite burgim efektiv për vrasjen e Hekuran Morinës, si dhe për një rast tjetër që po ashtu lidhet me të ndjerin Morina.

Lexo edhe:  Aksioni i sotëm, rrethohet me shirita të Policisë një autosallon me vetura të shtrenjta