Këta janë tre kosovarët që vdiqën në aksidentin tragjik në Luksemburg
Të hënën në mbrëmje ndodhi një aksident i rëndë midis një veture dhe një furgoni në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid në Luksemburg.
Bilanci, sipas medias infos.rtl.lu është shumë i rëndë: pesë personat që ndodheshin në të dyja mjetet kanë humbur jetën.
Nga ky aksident u raportua se të vdekur kanë mbetur tre shqiptarë, fotografitë e të cilëve janë publikuar ne grupe të shqiptarëve që jetojnë në Luksemburg.
Tashmë familjarë të viktimave kanë njoftuar së në aksident kanë mbetur të vdekur tre shqiptarë nga Kosova, Ukë, Ujkan dhe Edonik Kastrati.