Këta janë tetë personat e plagosur që morën ndihmë në QKUK

17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka tregur se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”.

Më saktë, bëhet fjalë për: Granit Hamiti (1990), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984), Lea Syla (2003), Aulona Alija (1989), Hysni Geci (1986), Agim Zeqiri (1978) si dhe Nue Nikqi (1979).

Për rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona si të implikuar në rast.

Lexo edhe:  Podujevë: Gjendet një person i vdekur në oborrin e shtëpisë