Këta janë të dyshuarit që tentuan shit-blerjen e drogës në Prishtinë, njëri ende në arrati
Policia e Kosovës gjatë patrullimit dje në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë ka hasur në dy persona të dyshimtë që po merreshin me shit-blerje të narkotikëve, raporton Sinjali.
Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, thuhet se njëri nga të dyshuarit po shiste lëndë narkotike një personi tjetër dhe se me të parë Policinë ka ikur nge vendi i ngjarjes.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe emrat e dy të dyshuarve, ku bëhet fjalë për Benjamin Shabanin – i dyshuari që ndodhet ne arrati (deller) dhe Erijon Vuniqin – i dyshuari i dytë që tentoi të blejë narkotiket dhe është ndaluar nga Policia.
Lidhur me rastin është konfiskuar një sasi substancë e dyshuar e llojit marihuanë në peshë prej 4.42 gram.
I dyshuari që ka tentuar të blejë lëndë narkotike është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër po kërkohet nga organet e rendit.