Këta janë të dyshuarit që kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it

Jo rrallëherë përfaqësuesit e sigurisë në vend ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë u ka ndodh edhe disa karabinierëve të KFOR-it. Ata janë kërcënuar me jetë derisa ishin për vizitë në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Për rastin siç mëson Gazeta Sinjali tashmë është arrestuar i dyshuari Ahmet Krasniqi, derisa Izijet Halilaj, i përfshirë në këtë ngjarje është ende në kërkim nga policia.

Dy të dyshuarit i kanë ofenduar pjesëtarët e KFOR-it, dhe më pas njeri prej tyre i ka kërcënuar me vrasje.

Lexo edhe:  Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat shkojnë deri në 17 gradë