Këta janë të dyshuarit për incidentin me të shtëna te një pompë në Prishtinë, u dorëzuan në Polici

Tre persona kanë përfunduar në ndalim policor, si të dyshuar për rastin e të shtënave me armë te një pompë e derivateve, që ndodhi të enjten në mbrëmje.

Për motive akoma të panjohura, u raportua se ka pasur gjuajtje me armë, teksa palët e përfshira ndodheshin në dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin, Policia njoftoi se në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat që po dyshohen për rastin janë Adriatik Asllani, Burak Gerdovci dhe Liridon Beka.

Të njëjtit, pasi janë dorëzuar në Polici, janë intervistuar lidhur me rastin nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo edhe:  Katër të lënduar në aksidentin në Malishevë – Policia jep detaje