Këta janë të arrestuarit që u kapën nga Antidroga në Prishtinë, konfiskohet drogë e armë

Antidroga në Prishtinë ka realizuar të martën një aksion në një banesë në kryeqytet, ku ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Gjatë operacionit, u konfiskuan drogë dhe armë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të dyshuarit janë Meriton Deda dhe Labinot Gashi, të cilët u kapën në një banesë në rrugën “24 Maji”.

Të dyshuarit fillimisht kanë shpërfillur urdhrët policorë dhe më pas zyrtarët policorë u detyruan që të futen brenda banesës me forcë.

Pas kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës, një sasi e marihuanës, armë e municion, si dhe disa telefona.

Ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku edhe janë intervistuar lidhut me rastin.

Ndaj të dyshuarit Deda, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, kurse i dyshuari tjetër është lënë i lirë në procedurë të rregullt.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës largon të gjitha kamerat ilegale në fshatrat serbe