Këta janë shtatë të dyshuarit që u rrahën në lokalin “Erioni” në Pejë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë.

Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në Vitomiricë të Pejës, ku shtatë persona janë përfshirë në një konflikt verbal që kaloi më pas në dhunë. Pesë persona janë rrahur me dy të tjerë, vëllezër mes vete dhe për pasojë njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda trupore.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan dhe u ndaluan janë: Elez Muriqi, Tashuk Muriqi, Qazim Muriqi, Norton Quni, Bekim Muriqi, si dhe dy vëllezërit Xhemajl dhe Kadir Fejzic.

Rasti ka ndodhur në lokalin “Erioni GG”, ku fillimisht pesë të dyshuarit e parë janë rrahur me njërin nga vëllezërit e dyshuar dhe më pas vëllai tjetër i ka dalë në ndihmë duke u përfshirë në përleshje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar dje edhe zëdhënësi në Policinë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Gashi po ashtu bëri të ditur se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

“Mbrëmë (të dielën) rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Policia shqiptoi mbi një mijë e 200 gjoba për një ditë