Këta janë punëtorët e ‘Kos Recycle’ që dyshohet se kryen vjedhjen e rëndë, dëmi kap vlerën e mbi 600 mijë eurove

Në mëngjesin e sotëm u raportua për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në kompaninë për grumbullimin e katalizatorëve ‘Kos Recycle’ në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, ku tre punëtorë të kësaj kompanie, dyshohet se kanë vjedhur materiale që kapin vlerën e mbi 600 mijë eurove.

Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se të dyshuarit për këtë rast janë:

Masar Dedinca 35-vjeçar
Gentiana Dedinca 28-vjeçare
Arbnor Mustafa 29-vjeçar
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra organet e hetuesisë, është zbuluar edhe vetura me të cilën dyshohet se është bartur materiali i vjedhur. Automjeti është në pronësi të të dyshuarit Arbnor Mustafa.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Keqpërdorim besimi’.

Lexo edhe:  LAJM I RËNDË: Familja kosovare që po shkonte drejt Zvicrës rrahet nga serbët në veri, 5 persona po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës