Këta janë pronarët e kompanisë të arrestuar pas vdekjes së punëtorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që pësoi derisa ishte duke punuar në një objekt në Lipjan. Viktima vdiq pasi u dërgua në QKUK, ndërkohë që dy persona tashmë janë arrestuar.

Siç raportoi sot Sinjali, punëtori që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Naser Avdullahu, 52-vjeçar, i cili ka rënë nga objekti 4-katësh që po ndërtohej në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Dy të dyshuarit, pronari i kompanisë dhe pronari i pronës, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat që përfunduan në ndalim janë Avdullah Sllamniku dhe Albin Reqica.

Lajmi për ndalimin e tyte është konfirmuar edhe nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Lexo edhe:  Burri rrah brutalisht bashkëshorten në Bec të Gjakovës, arrestohet