Këta janë katër të dyshuarit për rrahjen në Poklek të Vjetër të Drenasit, njëri u ther me thikë

Përleshjet në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë, duke u rrezikuar edhe siguria publike. Vazhdimisht raportohen incidente të tilla, që janë shndërruar në një dukuri shqetësues. Kështu ka ndodhur mbrëmë në fshatin Poklek i Vjetër në Drenas, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje, raporton Gazeta Sinjali.

Një mosmarrëveshje momentale dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike e përdorim të thikës dhe për pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e përfshirë në rast janë Rifat Kastrati, Albert Kastrati, Granit Geci dhe Xhemshir Muqolli.

Dy të dyshuarit e fundit janë dërguar në QKUK, ku Geci po vazhdon trajtimin si pasojë e plagëve që mori nga goditja me thikë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor.

Të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja e katër të dyshuarëve meshkuj kosovarë. Si pasojë dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku njëri është liruar ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në mbikëqyrje të policisë. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  Vdes polici nga Drenasi, Murtez Ramadani