Këta janë katër hajnat e arrestuar në Lipjan, dyshohen për plot vjedhje

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu kanë vepruar katër persona mirëpo u kapën në Lipjan nga Policia pasi dyshohet se në vazhdimësi kanë kryer disa raste te vjedhjes.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria bëjnë me dije se të dyshuarit janë Selim Currolli, 27-vjeçar, Ardian Hajdari, 21-vjeçar, Premtim Gajtani, 26-vjeçar dhe Çlirim Bytyqi, 23-vjeçar.

Që të katërt janë shoqëruar në stacion policor dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë në lidhje me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të operacionit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi duke kryer  disa raste te vjedhjeve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Aksident mes dy veturave në Prishtinë, Policia del në vendngjarje