Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen e 37 veçarit në Gjilan

Një 37 vjeçar është vrarë sot në Gjilan në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

Ai është gjetur i vrarë skaj rrugës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Tashmë Policia e Kosovës, ka identifikuar dy persona të dyshuar për rastin.

Gazeta online Reporteri.net ka mësuar emrat e dy personave të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit.

Burime brenda Prokurorisë së Gjilanit i kanë thënë gazetës online Reporteri.net se dy të dyshuarit janë Valmir Salihu dhe Florian Mitev nga Gjilani.

Gjatë ditës zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se 37-vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë.

Hashani tha se nga hetimet e para dyshohet se ky i fundit është qëlluar me armë zjarri dhe se ekipa nga emergjenca e spitalit të Gjilanit, ka konstatuar vdekjen e tij.

“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ‘Mërgimtarët e Gjilanit’ në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, thuhet në përgjigjen e Hashanit.

Lexo edhe:  Degjenerim total, goditet banorja në “It’s My Home”