Këta janë dy të arrestuarit që pranuan para në emër të zyrtarëve të Bujqësisë për dallavere me grante

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori  i Hetimeve të Korrupsionit ka arrestuar dy persona si të dyshuar për pranim të një shume të parave në emër të zyrtarëve të ministrisë se Bujqësisë.

Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të RKS-së, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri.

Burimet të Sinjalit kanë bërë me dije se dy të dyshuari për këtë rast janë Fatlind Idrizi dhe Shukri Xhaferi, të cilët janë kapur në flagrancë gjatë ditës së djeshme.

Lexo edhe:  Studimi:Pse fëmijët e fshatit rriten më shumë dhe më shëndetshëm se fëmijët e qytetit