Këta janë dy personat që u rrahën në një kafeteri në Mitrovicë, njëri pëson gjakderdhje në tru

Konfliktet që eskalojnë në kanosje serioze e përleshje fizike në lokalet që frekuentohen edhe pas mesnatës në vendin tonë janë goxha të shpeshta.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në kafeterinë “Shtutica” në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Dy persona po dyshohen se në gjendje të dehur janë përleshur me njëri – tjetrin dhe për pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy të dyshuarit lidhur me këtë rast janë Haki Ahmeti dhe Nexhat Tirki.

Ky i fundit, ka pësuar gjakderdhje të brendshme në tru dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. Edhe i dyshuari tjetër po merr trajtim mjekësor, por gjendja shëndetësore e tij është stabile.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë në gjendje të dehur janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ku njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti nën hetime.”

Lexo edhe:  Toka ende po dridhet: Pas tërmetit të fortë 5.4 ballë, disa tërmete më të vogla goditën Malin e Zi