Këta janë dy personat që mbrëmë humbën jetën në aksident

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Tunelin e Kalimashit në Shqipëri kanë humbur jetën dy kosovarë.

Sadik Osmani 58 vjeç dhe Nusret Osmani 45 vjeç nga Kravarica e Gjilanit janë janë personat që kanë humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Kalimash.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët derisa kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftohen me kohë.

Postimi:

NJOFTIM😭😭

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se:
Mbrëm në aksidentin tragjik që ndodhi në tunelin e Kalimashit në shqipëri kanë humbur jetën dy nipat tanë, dy djemt e hallës:
Sadik Osmani 58 vjeç dhe
Nusret Osmani 45 vjeç nga Kravarica e Gjilanit.

Lusim Zotin që të dy merhumët ti mëshiroj kurse Familjen me saber e gajret ti forcoj🤲😭

Për kohën e vorrimit ju njoftojmë më vonë këtu në këtë njoftim, andaj përcilleni kohë pas kohe..!

Lexo edhe:  Hysni Gucati shihet në Kosovë, arsyeja është një çështje familjare