Këta janë dy djemtë e policit dhe dhëndri i tyre të arrestuar për rrahje në Prizren

Përfshirja në një konflikt për t’iu dalë në ndihmë djemve i kushtoi me suspendim një zyrtari policor kufitar në Prizren.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici që po dyshohet për veprën penale kanosje është Isa Skenderi.

Për këtë rast janë arrestuar edhe dy djemtë e tij dhe dhëndri i tyre.

Të njëjtat burime thonë se djemtë e policit që u prangosën janë Denis Skenderi dhe Qerkin Skenderi – ndërsa dhëndri i tyre është Faik Bojaxhiu.

Polici dyshohet për kanosje pas një konflikti që djemtë e tij u përfshinë me dhëndrin dhe rasti eskaloi në rrahje.

Edhe ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta avokati Daut Demiraj