Këta janë 4 të arrestuarit që dyshohet se e rrahën një burrë në Drenas

Katër persona përfunduan në prangat e Policisë të martën në mbrëmje, në fshatin Tërstenik të Drenasit, pas një përleshje fizike. Personat e dyshuar, që vijnë nga dy familje u kapën me një person tjetër pas një mosmarrëveshje.

Policia tashmë e ka konfirmuar rastin, ndërsa janë zbuluar edhe detaje të reja.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që u arrestuan janë Argjent Elshani, Altin Elshani, Driton Qorri dhe Besart Qorri.

E dyshuar për rastin është edhe një vajzë, e cila është lënë e lirë, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndaj katër të arrestuarve të tjerë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Bazuar në informacionet e para, viktima e rastit ka pasur edhe më parë mosmarrëveshje me palën e dyshuar dhe ky është motivi që i futi sërish në telashe.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

·”Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar.  Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktima dhe njëri nga të dyshuarit, të cilët kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, (të gjithë) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  “Policët pa çizme, kabineti i Sveçles pijnë raki nëpër restauronte”