Këta janë 4 deputetë e LDK-së ndaj të cilëve u planifikua atentat
Policia e Kosovës është deklaruar pas raportimeve për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie. Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke e cilësuar rastin si kanosje.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se përveç Abidixhikut, janë kanosur edhe Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Avdullah Hoti.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Me respekt, Zimp”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndryshe, Gazeta Express raportoi sonte se “po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së. Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.”.