Kështu u bë “kërrsh” vetura e policisë në aksidentin ku mbetën të lënduar dy zyrtarë policorë dhe një person tjetër

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Gjakovë ku një veturë e policisë ka përfunduar jashtë rrugës. Kjo e fundit ishte në përcjellje të një veture tjetër e cila po e barte një person që dyshohet se ishte vetëvrarë.

Për lajmin ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, rast të cilin e konfirmoi edhe Policia e Gjakovës.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës”.

“Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar)”.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”.

Lexo edhe:  Valon Syla: Gratë nuk duan me u martu në katund, krejt duan me ardhë te Rruga B në Prishtinë