Kështu duket xhamia më e madhe në botë pas Mekës dhe Medinës, hapet pak ditë para Ramazanit

Përpara muajit të shenjtë të Ramzanit, Algjeria ka inauguruar xhaminë e tretë më të madhe në botë dhe xhaminë më të madhe në Afrikë, e cila ishte vonuar për vite me radhë për shkak të ndryshimeve politike.

Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune të hënën përuroi zyrtarisht Xhaminë e Madhe të Algjerit në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore.

E njohur në vend si Djamaa El-Djazair, ajo përmban minaren më të lartë në botë me 265 metra, mund të strehojë 120,000 njerëz dhe është xhamia më e madhe në botë vetëm pas vendeve më të shenjta të Islamit në Mekën dhe Medinën e Arabisë Saudite.

Ajo u ndërtua gjatë shtatë viteve në formën e një strukture moderniste që shtrihet në pothuajse 70 hektarë e dekoruar me dru dhe mermer dhe përmban detaje arabe dhe afrikano-veriore. Thuhet se ka një platformë uljeje me helikopter dhe një bibliotekë që mund të strehojë deri në një milion libra.

Hapja zyrtare e xhamisë e lejon atë të presë shumë besimtarë dhe ngjarje publike gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon rreth datës 10 mars.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari nga FAST sonte në Mitrovicë, dyshohet për vrasje në Gjermani