Kërkohet një çift për të jetuar në një ishull privat, paga 180 mijë euro

Kush nuk ka ëndërruar ndonjëherë të jetojë në një ishull? Me siguri, të gjithë. Tani, imagjinoni të jetoni në një ishull të Karaibeve dhe gjithashtu të paguheni për të jetuar aty. Edhe pse mund të duket gënjeshtër, është një ofertë që ekziston vërtet dhe ka shumë të interesuar.

Konkretisht, një miliarder është i gatshëm të paguajë 180,000 euro për një çift që të kujdeset për ishullin e tij privat, që ndodhet në Ishujt e Virgjër Britanikë (në lindje të Porto Rikos). Oferta, e publikuar disa javë më parë në faqen e një agjencie punësimi, shpjegon të gjitha kërkesat që duhet të plotësojnë ata që do të jetojnë në këtë ishull.

Çifti duhet të ketë “shumë përvojë në mikpritjen luksoze”.

Për më tepër, do të vlerësohet pozitivisht nëse njëri nga dy anëtarët ka shumë përvojë në sektorin e biznesit dhe tjetri në media.

Ndër funksionet që duhet të kryejnë njerëzit që më në fund do të fitojnë vendin e punës do të jetë jo vetëm mirëmbajtja dhe mbikëqyrja, por edhe promovimi aktiv, duke marrë pjesë në një “fushatë unike” për të tërhequr turizmin luksoz, pasi ishulli po përjeton një “transformim të rëndësishëm”.

Kërkesat janë të shumëfishta dhe të ndryshme:

–          Është thelbësore të kesh përvojë të gjerë në mikpritjen luksoze.

–          Njohuri të forta të menaxhimit të shtëpisë dhe shërbimeve të mysafirëve.

–          Eksperiencë e mëparshme pune në Karaibe.

–          Aftësi të forta komunikuese.

–          Aftësia për të menaxhuar një ekip nga shumë kultura të ndryshme.

–          Njohuri për mirëmbajtjen e pronave dhe peizazhit të nivelit të lartë.

–          Aftësia për të punuar mirë në një mjedis të largët dhe të vetë-qëndrueshëm.

Lexo edhe:  “Kujt po ia merr klientët?”, përplasen pronarët shqiptarë të lokaleve – një i plagosur

–          Përvoja në media dhe aftësia për t’u shfaqur rehat para kamerës.

Përtej pagës së mirë, njerëzit do të kenë akses në të gjitha shërbimet e ishullit, në kujdesin mjekësor dhe pension, fluturime, ushqim dhe akomodim.