Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e minatorit të Trepçës Petrit Bajrami, i duhen 100 mijë euro për trajtim në Turqi
Petrit Bajrami nga Mitrovica i lindur në vitin 1983. Petriti si i ri e kishte humbur babain në fillim të luftës në vitin 1998 nga granata e cila është hedhur në tregun e mitrovicës nga forcat serbe.
Petriti është i martuar jeton me nënën, gruan dhe 3 femijë, ndërsa në dy vitet e fundit ishte duke u kujdesur edhe për fëmijët e vëllaut që mbetën jetim nga vdekja e kunatës.
Me dt:07.06.2023, Petriti është sëmurë derisa ishte duke punuar në minjerën e Stantërgut, menjëherë është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, tani është diagnostifikuar me sëmundjen e Leokimisë Akute.
Sipas rekomandimeve dhe diagnozave të mjekëve të Klinikës Universitare të Kosovës Petriti duhet urgjentisht t’i nënshtrohet Transplantit të Palcës Kurrizore jashtë vendit.
Shërimi i Petritit nuk mund të bëhet në Kosovë, si opsion është shteti i Turqisë në spitalin MEDICALPARK në Stamboll. Në bazë të profakturës kostoja e shërimit të Petritit sillet mbi 100,000.0 Euro.
Familja e Petritit, fisi i gjerë, minatorët e Trepçës dhe dashamirët janë duke bërë përpjekje që t’i sigurojn mjetet finansiare për shërimin e tijë por është e pamundur të sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme.
Transferi i Petritit për Turqi duhet të bëhet brenda 2 ditësh.
Për të gjithë bamirësit që mund ta ndihmojnë Petritin, mund të kontaktojnë tek familjarët në këta numra të telefonit si dhe përmes Viber, Wachap.
Për transfere bankare e keni në dispozicion llogarinë bankare të bashkëshortës së Petritit zonj. DRITA BAJRAMI, të gjitha të dhënat zyrtare të bankës për transfere nga brenda dhe jashtë Kosovës i keni në foto.
Per kontakte me familjar ja kontaktet e telefonit ne viber dhe wachap,
+38349811952 dhe +38349415144.