Kërcimi mbi varr, reagon sërish Megi Pojani: Një moment shumë intim, mora një mësim

Ditën e djeshme, Megi Pojani, ishte e komentuar shumë pas veprimit të saj bashkë me motrat e saj mbi varrin e stërgjyshes.

Sot, ajo ka reaguar sërish, lidhur me talljet e saj në varreza

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” dhe tha se video ishte realizuar para tri viteve.

“Nuk kam guxuar që të hap videon, e kështu më ka ndodhur edhe herë të tjera. Më merrnin në telefon, madje edhe motrat e mia. Është video e para 3 viteve. Kam kërkuar ndjesë për këtë video. Ka një tranzicion që kam ndjekur si personazh, si njeri. Në rrjetet sociale kam nisur që të postoja shumë kohë më parë dhe nuk e dija çfarë postoja. Por tani kam kuptuar se kur bën diçka pa asnjë qëllim dhe postohet tani, merr një konotacion tjetër. Ky është një mësim që duhej të merrja. Nuk e kam problem edhe nëse më bojkotojnë”, tha Megi.

E njëjta kërkoi sërish falje publike duke thënë se e kupton që njerëzit janë revoltuar.

“U kërkoj falje njerëzve që dhimbjen e një njeriu të afërt e kanë të freskët. Njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar atë dhimbjen e mos të pasurit një njeriu të dashur pranë. Edhe atyre që janë të ndjeshëm në atë vend”, shtoi ajo.

E pyetur tutje se çfarë thanë prindërit në lidhje me këtë, Pojani theksoi: ““E kuptojnë, mami im e kupton se ne jemi terapia më e mirë e saj. Babi im është njësoj si ne, për familjen jemi aty dhe përpiqemi që të ngremë njëri-tjetrin”.

Për videon pati reagime të ashpra edhe nga personazhe publike si Noizy dhe Rozana Radi.

 

Lexo edhe:  Xhensila ‘merr në thu’ në mes të skenës (video)