Kërcet grushti në korridorin e degës së Gjykatës në Skenderaj: Burri e bën për spital një 38-vjeçar dhe ikë

Qytetarët gjaknxehtë shpesh herë përfshihen në konflikte të cilat eskalojnë në përleshje fizike edhe në hapësirat e institucioneve të drejtësisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në degën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Skenderaj.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se një person ka sulmuar fizikisht një tjetër në korridorin e Gjykatës.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur posa ka përfunduar një seancë gjyqësore, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht një 34-vjeçar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari me të kryer veprën, është larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që i njëjti të arrestohet sa më parë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Qytetari nga Vushtrria i gatshëm të ofroj falas eskavatorin për heqjen e barikadave në veri