Kërcënon Fitore Pacolli: Deputetët që nuk votojnë duhet t’u merret mandati

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar  ndaj partitë e ish-opozitës, të cilat sipas saj po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.

Pacolli ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të shqyrtohet seriozisht mundësia për të marrë masa ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që po e bllokojnë. S’ka asnjë arsye ligjore apo morale që e justifikon këtë sjellje,” ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu!

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete punëtori i kompanisë ‘Protec Security’ në Fushë Kosovë