Kërcënoi policët, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person në Pejë është arrestuar pasi ka kërcënuar zyrtarët policorë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një mashkull (shtetas kosovar) është arrestuar pasi ka kanosur policët.

I njëjti, pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Relaksi në ‘Emerald’ i del dardhë me bisht 57-vjeçarit, dikush ia vjedh orën e mbi 60 mijë eurove