Kërcasin grushtet në koncertin e Butrint Imerit, ai i quan katunarë e bala
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë.
Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë mbi 12 persona në ambientet e një klubi nate.
Nga pamjet, të rinjtë duket se mbajnë në duar shishe të cilat i hedhin drejt njëri-tjetrit.
Sipas dëshmitarëve, shkak i përleshjes është bërë një vajzë.
Në video duket që ndërhyjnë rojet e sigurisë së klubit të cilët ndajnë djemtë e përfshirë në sherr.
Ndërkaq, Butrint Imeri ka kritikuar personat e përfshirë në përleshje.
“Mos këqyrni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, tha ai.
VIDEO më poshtë: