Keqpëdori pushimin mjekësor, Trepça largon përkohësisht nga puna një punëtor

Ndërmarrja Trepça Sh.A ka pushuar përkohësisht nga puna punëtorin me inicialet V.M pasi që sipas tyre i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ai ka filluar pushimet mjekësore që nga data 06.2.2024 dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor.

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-212 I PUNËS neni 59 paragrafi 4 cek se:

-I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.

Po ashtu neni 66 paragrafi 4 i Rregullores për marrëdhënie punës për punëtoret e Trepça Sh.A cek se:

-I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.

Në këtë rast, z.V.M. ka keqpërdorur pushimin mjekësor kur vetëm në vitin 2024 i njëjti ka munguar 194 ditë pushim mjekësor, kështu i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores 📄 nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Lexo edhe:  Familja 13 anëtarëshe në Mitrovicë helmohet në iftar në një restaurant tek Liqeni Akumulues