Këngëtarja rumune interpreton këngën ‘Mora fjalë’: Zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që ka kaluar Kosova

Këngëtarja rumune Andreea Vilcan, së fundmi ka publikuar një video duke interpretuar njërën ndër këngët më të njohura shqiptare, “Mora fjalë”, kushtuar Komandantit Adem Jashari.

Këngëtarja në fjalë, teska ka publikuar interpretimin e saj, ka thënë që zemra e saj për ngjarjet dhe vuajtjet që ka kaluar Kosova.

“Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, ka thënë këngëtarja rumune, duke treguar mesazhin e tekstit të këngës, bashkangjitur me videon e publikuar.

Lexo edhe:  Xhuli flet për flirtin që ka pasur me Noizyn