Këngëtarja Engjëllusha Salihu i jep fund beqarisë, shkëlqen si nuse

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, sot ka kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni martesore mjaft të veçantë.

Engjëllusha është bërë sot nuse, në mesin e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të shumtë në muzikë.

Një ndër momentet më të ndjera gjatë këtyre ditëve festive ka qenë padyshim bashkëpunimi me nënën e saj, këngëtaren e njohur Shyhrete Behluli.


Foto: Engjëllusha Salihu/Instagram
Dyshja sollën emocione të forta për publikun, duke reflektuar lidhjen e tyre të veçantë jo vetëm si nënë e bijë, por edhe si kolege të pandashme në skenë prej vitesh.

Lexo edhe:  I dyshuari që gjuajti me armë dhe grabiti këmbimoren në Prishtinë kapet duke ikur në Obiliq