I lëshuan për toke telat e tensionit, rryma mbyt lopën dhe një dhelpër

Në orët e mbrëmjes së sontme ka ngordhur një lop dhe një dhelpër pas kontaktit me rrymën, në përquesit elektrik që punëtorët e KEDSit i kishin larguar nga shtyllat.

02 Press mëson se rasti ka ndodhur në Klinë të Eperme të Skenderajt.

Mësohet se gjatë ditës punëtorët e KEDS kishin kryer punime në atë pjesë, ku për pasojë edhe kanë ngordhur kafshët pas kontaktit me telat e tensinit të mësem.

Në vend ngjarje kanë qenë edhe një ekip e Policisë së Kosovës për të hetuar shkaqet.

Si pasojë e mungesës së sinjalizimit për rrezikshmëri, edhe jeta e banorëve të fshatit ka qenë e rrezikuar.

Lexo edhe:  I moshuari: S’konsumoj produkte serbe se jam prej Drenicës, nuk jam i përzier