KEDS lë pa rrymë disa fshatra të Skenderajt, drenicasit ankohen se po mërdhinë nga të ftohtit

Disa fshatra të Komunës së Skenderajt kanë mbetur pa energji elektrike më shumë se 24 orë.

Qytetarë nga kjo Komunë janë ankuar në “Jepi Zë” se ky problem nuk është publikuar nga askush dhe se po mbahet në heshtje.

“Pershendetje a mundesh me na postu jem disa fshatra te Komunes se Skenderajt pa rryme qe mbi 24 orë
E fshatrat jane: Kllodernic, Kosterrc, Runik, Leqine, Çitak, Pemisht, Kline e Eperme etj e kerkush nuk jep info pse po ndodh”, ka shkruar ky banor në adresë të redaksisë sonë

“Jepi Zë” ka kontaktuar edhe banorë në disa fshatra të cilët kanë konfirmuar se kanë mbetur pa energji elektrike dhe se kanë filluar të shqetësohen, sepse disa familje shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, dhe tani kanë filluar ta ndjejnë të ftohtin.

Lexo edhe:  Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova