KB Trepca njofton se kanë dalur bileta false në tregun e zi, kërkojnë nga tifozët të mos mashtrohen

Klubi i basketbollit Trepça përmes një postimi ka njoftuar të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes gjatë blerjes së biletave për ndeshjen kundër KB Yllit.

Sipas njoftimit, në tregun e zi tashmë po shiten bileta falso, shkruan Jepi zë.

Zyrtarët e klubit kanë bërë të ditur se biletat ende nuk kanë dalur në shitje

Postimi i plotë:

Kujdes ⚠️

Të nderuar,
Ju njoftojmë që kemi informata që në treg të zi kanë dalë në shitje bileta të ndeshjes. Bëhet fjalë për bileta falso dhe assesi për biletat e ndeshjes.

Klubi ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat.
Prandaj ju lutemi që të keni kujdes dhe mos të bini pre e mashtrimeve të keqpërdoruesve.
Biletat e ndeshjes dallojnë shumë nga ato që janë falsifikuar nga dashakëqinjtë e klubit.

Lexo edhe:  Aksidentohet moderatorja shqiptare