Katërvjeçari i raportuar si i zhdukur, gjendet në Shqipëri

Një katërvjeçar nga Prizreni, i raportuar nga familjarët si i zhdukur, është gjetur në Shqipëri.

Më datë 8 shtator 2022 nga familjarët e tij i mituri L. G., i lindur më datë 11.09.2008, është raportuar si zhdukur.

Pas një pune disa ditore në mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarët e mundshëm, më datë 10 shtator i mituri është lokalizuar në Republikën e Shqipërisë.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë kanë arritur që të miturin ta sjellin në Kosovë, prej nga është marrë në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Edhe Izraeli i hoqi vizat për kosovarët