Katër të vdekur nga armët e zjarrit për tri ditë në Kosovë

Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në tri raste të ndara në tri ditët e fundit në Kosovë.

Më 23 mars, të dielën, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar në Vushtrri. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.

 

Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.

E të martën në mbrëmje, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”. I dyshuari është ende në arrati, sipas njoftimeve zyrtare të deritashme. Në këtë rast u plagos edhe një person tjetër, që sipas mjekëve, është në gjendje stabile.

Lexo edhe:  Vritet një 28 vjeçar nga Kosova në Gjermani (FOTO)