Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut, pamje nga vendi i ngjarjes
Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Drejë të Istogut përgjatë së dielës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”.
“Mjeku kujdestar ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.
Mediumi lokal i Klinës ‘Drini TV’ ka publikuar pamje nga vendngjarja: