Karateisti që rrahu Van Damme: Jemi stërvitur bashkë, shqiptarët i do shumë

Kampioni i botës në karate, Enver Idrizi, ka treguar rreth miqësisë së tij me aktorin më famë botërore, Van Damme.

Në “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjini, Idrizi ka treguar rreth raportit të Van Damme me shqiptarët. Ai tha se aktori ka një simpati të madhe për shqiptarët.

“Unë di shumë gjëra për të që nuk i dinë të tjerët. S’kam nevojë të tregoj për jetën e tij, bota e di. Shoqëria kështu e ka, të ruajë sekretet. Van Damme është njeri shumë i mirë, shqiptarët i do shumë prej të gjithëve”, ka treguar ai. “Këtë organizim e ka organizuar një djalosh për ora, për një reklamim e ka sjellë. Normal që e ka paguar shtrenjtë që të vijë Van Damme këtu. Vetë Van Damme këtë deklaratë që e dha nuk është gjëra që janë bërë tash për shtetin tonë. Ka pas gjëra që edhe më herët janë bërë për shtetin tonë dhe Van Damme ka thënë ‘unë i kam shok, jam rrit me shqiptarë, ka punu me ta’.., ka bashkëpunuar me mu dhe me të tjerë shqiptarë. Ne ia kemi bërë atë dashuri Van Damme për t’u shprehur ai sot në këtë mënyrë për Kosovën”.

Idrizi ka treguar se ardhja e Van Damme në Kosovë është edhe një promovim për vendin, gjersa vetë aktorin e cilësoi si njërin ndër më të mirët të zhanrit të tij.

Kampioni në karate, Idrizi u largua nga vendi në moshën 16-vjeçare. Ai ishte kampion i karatesë në kohën e Jugosllavisë.

Lexo edhe:  IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë kufitar, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti