Kapet në Plemetin i kërkuari me dy urdhër-arreste – dërgohet në paraburgim për “Vjedhje të shërbimeve”

Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar nga Policia e Kosovës në komunën e Obiliqit, pasi rezultoi me dy urdhër-arreste aktive për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 2 qershor 2025, rreth orës 16:30, në fshatin Plemetin, është arrestuar Shahin Ahmeti, 43-vjeçar nga Fushë Kosova, pas ndalimit nga patrulla e Stacionit Policor të Obiliqit.

Gjatë verifikimit në sistemin e të dhënave, u konstatua se i dyshuari ishte i shpallur në kërkim me dy urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, sipas nenit 314 të Kodit Penal.

Ahmeti ishte i dënuar me dy dënime të ndara me burgim, dhe me vendim të autoriteteve është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë

Lexo edhe:  Sveçla thotë se Ura e Ibrit do të hapet: S’është fare çështje e dialogut