Kapet në Majac të Podujevës 24-vjeçari i dënuar për narkotikë – Dërgohet në burg

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ për ekzekutimin e urdhëresave të gjykatës, Policia e Kosovës po intensifikon aksionet në gjithë vendin për të vënë para drejtësisë personat që u shmangen vendimeve gjyqësore. Një tjetër arrestim është kryer së fundmi në komunën e Podujevës.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se dje, rreth orës 19:30, në fshatin Majac është arrestuar një person rreth 24 vjeçar.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Gentrit Gashin.

Gashi ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, pasi ishte dënuar me 10 ditë burgim efektiv për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Policia e Kosovës vazhdon zbatimin e urdhërarresteve në gjithë territorin e vendit, në përpjekje për të sjellë para drejtësisë të gjithë personat që u shmangen vendimeve gjyqësore

Lexo edhe:  Sot pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 89 vjeçarit