Kapet me marihuanë një 26 vjeçar në Mitrovicë, arrestohet nga Policia

Sot rreth orës 02:30, policia në Mitrovicë të Veriut arrestoi një person të dyshuar për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari, A.S., 26-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua në rrugën “Kolashini”, derisa zyrtarët policorë e ndaluan për kontroll një automjet me targa vendi.

“Gjatë kontrollit të drejtuesi i automjetit është gjetur një sasi e substancës narkotike e cila dyshohet se është e llojit marihuanë. Sasia e substancës narkotike është konfiskuar dhe do të procedohet në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

“Policia e Kosovës riafirmon përkushtimin për luftimin e të gjitha formave të shpërndarjes dhe përdorimit të substancave narkotike. Droga përbën rrezik serioz për jetën, shëndetin dhe sigurinë e komunitetit tonë, veçanërisht për të rinjtë”, deklaron Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Aksident te rruga B, shkatohet kolonë e gjatë – Policia në vendin e ngjarjes